Mbi 12 400 të vdekur nga Covd-19/ Presidenti iranian: Nuk mbyllemi më, nuk e përballojmë dot!

Azia

Mbi 12 400 të vdekur nga Covd-19/ Presidenti iranian: Nuk mbyllemi më, nuk e përballojmë dot!

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:14
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij nuk do të shkojë më në karantinë.

”Situata jonë ekonomike nuk na e lejon një mbyllje të dytë”, u shpreh Rouhani. Më shumë se 12.400 vetë kanë ndërruar jetë në republikën islamike që prej fillimit të epidemisë.

Irani ishte një nga vendet që u godit më rëndë prej koronavirusit që në fillesat e sëmundjes, dhe e vuri shpejt karantinën, të cilën e hoqi më pas në muajin prill. Por tani vendi po përjeton një shtim të ndjeshëm të rasteve dhe vetëm të enjten, bilanci ditor i vdekjeve shkoi në 221. Rouhani thotë pavarësisht situatës së rënduar shëndetësore, një tjetër rrezik madhor i kanoset vendit, e ai është kolapsi ekonomik.

Për këtë arsye, e bëri të qartë së iranianët duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe sociale, por duke respektuar ndërkohë në maksimum protokollet e shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat