Edhe një tjetër deputet iranian vdes nga koronavirusi

Azia

Edhe një tjetër deputet iranian vdes nga koronavirusi

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:53
Issa Jafari

Një ligjvënës në Iran vdiq nga koronavirusi, raportojnë mediat lokale.

Issa Jafari është anëtari i tretë i Parlamentit në Iran që vdes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, që nga shpërthimi i epidemisë në muajin shkurt.

Sipas agjencisë gjysëm-zyrtare të lajmeve ISNA, vdekja Jafarit, 59 vjeç, u konfirmua më 13 korrik.

Fatemeh Rahbar, nga Teherani, dhe Mohammad Ali Ramezani, nga provinca Gilan, kanë qenë dy ligjvënësit tjerë që kanë vdekur pas kontraktimit të sëmundjes COVID-19.

Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus në muajin prill, por ai është shëruar.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në këtë vend ka arritur në 259,652 – prej tyre 13,032 kanë vdekur.

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në botë dhe ka shqetësime se shifrat reale janë shumë më të larta.

Në aspektin global, koronavirusi ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 569,000 kanë vdekur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat