Iran, ekzekutohet spiuni për shkak të bashkëpunimit me CIA

Azia

Iran, ekzekutohet spiuni për shkak të bashkëpunimit me CIA

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Ish-i punësuari në Ministrinë iraniane të Mbrojtjes, i cili ka shitur informacione Agjencisë qendrore të zbulimit, është ekzekutuar javën e kaluar, konfirmoi Prokuroria iraniane.

Gjatë viteve të fundit të punës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes, Reza Asgari ka bashkëpunuar me CIA-n dhe ka shitur informacione për programin raketor iranian.

Asgari është pensionuar para katër viteve.

Zëdhënësi i prokurorisë iraniane ka thënë se mes atyre të cilët presin kryerjen e dënimit me vdekje është edhe Mahmud Mosavi-Majd, iranian i akuzuar se ka punuar si spiun për shërbimin zbulues amerikan dhe izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat