Ambasadori kinez gjendet në “siklet” në një emision Live – i publikohen disa pamje të myslimanëve ujgurë në Kinë

Azia

Ambasadori kinez gjendet në “siklet” në një emision Live – i publikohen disa pamje të myslimanëve ujgurë në Kinë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:05
Liu Xiaoming

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar u përball me pamje të marra nga droni, në të cilat thuhet se tregoheshin se si myslimanët ishin me kokë të rruar dhe të lidhur, para se të drejtoheshin drejt një treni.

Dhe siç shkruan Business Insider, Liu Xiaoming nuk e mohoi vërtetësinë e pamjeve, të cilat u shfaqën për herë të parë vitin e kaluar, te Andrew Marr të BBC-së, por këmbënguli që thjesht ato mund të tregonin një “transferim normal të të burgosurve” në vend.

Duke parë Liu Xiaoming pamjet, Marr e pyeti: “A mund t’ju pyes pse njerëzit janë gjunjëzuar, i kanë sytë e mbyllur dhe janë të rruar, dhe po çohen në trena në Kinë moderne? Çfarë po ndodh atje?”.

Ambasadori u përgjigj: “Unë nuk e di se ku e keni marrë këtë video. Ndonjëherë kemi një transferim të të burgosurve, në çdo vend”.

Gjithsesi, grupet për të drejtat e njeriut dhe agjencitë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, thonë se qeveria kineze ka burgosur të paktën një milion myslimanë ujgurë dhe pakica të tjera në Xianjing, një rajon perëndimor të Kinës, në kampe “riedukimi”.

Pamjet e dronit, për të cilat Marr tha se ishin verifikuar nga agjencitë e inteligjencës, kanë ngritur shqetësime të reja për persekutimin e këtij grupi.

Ambasadori tha se “i ashtuquajturi” inteligjencë perëndimore “vazhdon të bëjë akuza të rreme kundër Kinës” dhe mohoi sugjerimet që Kina po kryen një program të spastrimit etnik kundër myslimanëve ujgurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat