Bashar al Asad siguron mandat qeverisës në Siri, ‘Uniteti Kombëtar’ fiton 177 deputetë

Azia

Bashar al Asad siguron mandat qeverisës në Siri, ‘Uniteti Kombëtar’ fiton 177 deputetë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:56
Bashar al Asad

Siria ka zhvilluar zgjedhjet parlamentare në vendet e kontrolluara ka qeveria ditën e diel, procesi zgjedhor u krye vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Bashar al Asad ka garuar me partinë Uniteti Kombëtar duke siguruar 177 deputetë nga 250 që ka parlamenti.

Pjesë e listës ishin edhe biznesmenë që SHBA i ka vendosur sanksione, por të gjithë ata që janë të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve ‘kanë të drejtën të paraqesin ankesë brenda 3 ditëve tha Komisioni Zgjedhor.

Zgjedhjet u mbajtën në një kohë kur vendi po kalon krizë të thellë ekonomike dhe humanitare, pjesë e votimeve ishin vetëm 33% e njerëzve sipas raportimit të Komisionit Zgjedhor.

Këto janë zgjedhje jolegjitime, populli në Siri nuk kishte lirinë e votës ... kjo ishte një shfaqje teatrore nga regjimi’-  u citua Yahya al-Aridi, një anëtar i komitetit të opozitës në bisedimet e paqes të KB në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat