Libani bën thirrje për kujdes pas përleshjeve Izrael-Hezbollah - Bota Sot
Libani bën thirrje për kujdes pas përleshjeve Izrael-Hezbollah

Azia

Libani bën thirrje për kujdes pas përleshjeve Izrael-Hezbollah

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Kryeministri libanez Hassan Diab tha të martën se Izraeli kishte shkelur sovranitetin e vendit të tij dhe foli rreth asaj që e quajti "përshkallëzim i rrezikshëm ushtarak" pasi forcat izraelite dhe ato të Hezbollahut shkëmbyen zjarr në kufi të hënën.

"Bëj thirrje për kujdes në ditët në vijim sepse kam frikë se gjërat do të përkeqësohen nën dritën e tensioneve të rënda në kufi", shkruante ai në një postim në twittter.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të hënën se Hezbollahu po "luante me zjarrin", komente që ai i bëri menjëherë pasi ushtria e Izraelit njoftoi se kishte ndaluar një përpjekje të grupit militant për të kaluar fshehurazi përtej kufirit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu lëshon një deklaratë në ministrinë e Mbrojtjes izraelite në Tel Aviv.

"Hezbollahu dhe shteti i Libanit kanë përgjegjësi të plotë për këtë incident dhe çdo sulm që vjen nga territori i Libanit kundër shtetit të Izraelit. ... çdo sulm kundër nesh, do të marrë një përgjigje me forcë të madhe. Shefi i Hezbollahut Hassan Nasrallah ka bërë tashmë bëra një gabim të madh duke vënë në provë vendosmërinë e Izraelit për të mbrojtur veten dhe shteti i Liban pagoi një çmim të madh për të. Rekomandoj që të mos e përsërisin më atë gabim", thuhej në deklaratë.

Ushtria izraelite tha që një skuadër e vogël njerëzish të armatosur u përpoq të depërtojnë në territorin izraelit nga rajoni i fermave Shebaa, një zonë që Izraeli e pushtoi në luftën e vitit 1967 dhe të cilën Libani pretendon ta marrë. Forcat nga të dy palët shkëmbyen zjarr për rreth një orë, por nuk janë raportuar viktima.

Hezbollahu mohoi që ndonjë prej luftëtarëve të tij të ishte përfshirë në incidentin e së hënës dhe akuzoi Izraelin se po përpiqej të "shpikte fitore iluzive".

Në një deklaratë, Hezbollahu paralajmëroi se koha për hakmarrje ndaj një sulmi ajror të Izraelit javën e kaluar në Siri ku si pasojë u vra një luftëtar i këtij grupi "përfundimisht po vjen dhe se ata duhet të presin ndëshkimin për krimet e tyre".

Izraeli e konsideron Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani dhe Libani, si kërcënimin më direkt terrorist. Një armëpushim i arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara që i dha fund një lufte në vitin 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut është arritur të ruhet përgjithësisht. Ekspertët e Lindjes së Mesme thonë se për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe krizës ekonomike të Libanit, asnjë palë nuk është e gatshme të zhvilloje një luftë tjetër të përgjithshme./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat