Afganistani liron të burgosurit e mbetur talebanë - Bota Sot
Afganistani liron të burgosurit e mbetur talebanë

Azia

Afganistani liron të burgosurit e mbetur talebanë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:08
Afganistan

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, premtoi sot që së shpejti do të përfundojë lirimi i të gjithë 5 000 të burgosurve talebanë, një vonesë që, aktualisht, konsiderohet si pengesa kryesore në bisedimet transafgane për paqen.

Në një samit ndërkombëtar në Kabul, Ghani u bëri thirrje talebanëve të angazhohen për armëpushim gjatë festimeve të ardhshme myslimane të Bajramit dhe të hyjnë në bisedime paqeje brenda një jave.

“Gjithsej, 3 560 forca qeveritare janë vrarë dhe 6 781 të tjerë janë plagosur, që kur SHBA nënshkroi marrëveshjen e paqes me talebanët, në fund të shkurtit”, tha ai.

Deri më tani, qeveria ka liruar 4 400 militantë dhe talebanët pothuajse 900 forca pro-qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat