Fushatë dezinfektimi dhe testimi pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në Korenë e Veriut

Azia

Fushatë dezinfektimi dhe testimi pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në Korenë e Veriut

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka publikuar pamje nga momentet e dezinfektimit nga ana e punonjësve në një seri institucionesh në Phenian, në një përpjekje për të eliminuar çdo gjurmë të koronavirusit.

Autoritetet vendosën të izolojnë tërësisht qytetin Kaesong, në kufi me Korenë e Jugut, pasi sipas mediave vendase, atje u shënua rasti i parë i konfirmuar me COVID-19.

Masa strikte karantine dhe vëzhgime janë adaptuar në mbarë vendin, ndërsa ka nisur edhe testimi i popullsisë teksa autoritetet janë furnizuar me pajisjet dhe veshjet mbrojtëse, raporton agjencia e lajmeve KCNA.

Mbrëmjen e së dielës, lideri koreano-verior, Kim Jong Un shpalli në vend gjendjen e emergjencës shëndetësore pasi një person që kishte braktisur vendin 3 vjet më parë drejt Koresë së Jugut, ishte kthyer këtë muaj përmes qytetit Kaesong, me simptoma të COVID-19.

Që prej 16 korrikut në Korenë e Veriut janë raportuar 1 mijë e 211 testime, por të gjitha, gjithnjë sipas KCNA, kanë rezultuar negative për SarsCov2.

Ndërkohë sipas raportimeve të OBSH, 696 shtetas me kombësi të huaj në Phenian janë vendosur në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat