Studimi/ Rreth 57% e popullsisë në Mumbai e infektuar nga Covid-19

Azia

Studimi/ Rreth 57% e popullsisë në Mumbai e infektuar nga Covid-19

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:01
Mumbai

Një studim i nisur nga autoritete shëndetësore ne Indi kryesisht në qytetin e Mumbai kanë dalë në përfundim se më shumë se gjysma e qytetit është prekur nga Covid 19.

Në një studim të kryer, nga 7 mijë mostra të marra rastësisht në rrugët e lagjeve kryesisht të varfra ,që jetojnë afër 1.5 milion banorë, rezultuan se më shumë se 57% e tyre ishin prekur nga koronavirusi.

Mumbai deri tani ka raportuar rreth 110 000 të prekur dhe 6187 viktima nga pandemia e koronavirusit.

Shkencëtarët besojnë se kjo nuk është një përfundim i qartë i situatës dhe shkallës së përhapjes së virusit në popullsinë e qytetit, sepse mostrat janë marrë në tre njësi administrative, nga 24 që ka në total Mumbai.

Sipas studimeve, në qytete më të prekur në botë rezultoi se, në Londër 1/6 persona është i preku,r 1/5  në New York, dhe 1/4  në Dehli Kryeqytetin e Indisë.

Sipas studimit në këto zona numri i vdekshmërisë është 1/2000 por një statistikë shumë e vecantë ka bërë përshtypje, gratë në zonat e lagështa janë infektuar shumë herë më shumë se në zonat e thata, akoma nuk ka një shpjegim nga shkencëtarët për këtë fenomen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat