Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Japoni - Bota Sot
Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Japoni

Azia

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Japoni

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:25
Foto

Një person ka humbur jetën dhe 17 tjerë janë lënduar, në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shpërthim që ka ndodhur në një restorant në Japoni, ku kishte pasur rrjedhje të gazit.

E nga shpërthimi i fuqishëm janë shembur muret dhe janë thyer dritaret e lokalit. Deri më tani nuk ka indikacioni se mund të jetë një incident i qëllimshëm, duke besuar se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

Deri më tani është gjetur i vdekur një person e 17 tjerë janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt për tretman. Dy prej tyre raportohet se kanë pësuar lëndime të lehta.

Zona përreth restorantit është mbyllur për shkaqe sigurie, kurse banorët e shtëpive të dëmtuara nga shpërthimi janë evakuuar nga policia japoneze.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat