Sulm vdekjeprurës në Afganistan, natën e Bajramit

Azia

Sulm vdekjeprurës në Afganistan, natën e Bajramit

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:29
Afganistan

Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit.

Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë.

Sulmi besohet se u krye nga një sulmues vetëvrasës, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang.

Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram.

“Terroristët sulmuan edhe një herë në natën e Bajramit dhe vranë disa njerëz tanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Arian.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij”.

Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga e premtja - dita e parë e Bajramit.

Ekzistojnë shpresa edhe për një armëpushim të përhershëm, por bisedimet për paqe janë shtyrë, për shkak të shkëmbimit të të burgosurve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat