Myslimanët në Indi sot falin Bajramin përkundër rasteve në rritje të koronavirusit

Azia

Myslimanët në Indi sot falin Bajramin përkundër rasteve në rritje të koronavirusit

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Myslimanët në New Delhi falën Bajramin në Xhaminë Masjid – një nga xhamitë më të mëdha në Indi.

Autoritetet lejuan njerëzit të vizitojnë vendet e adhurimit, të cilat u mbyllën më herët për shkak të pandemisë COVID-19.

Lutjet nga besimtarët u bënë me një distancë mes vete dhe mbanin maska. Gjithashtu nuk u praktikua edhe edhe zakoni i përqafimit pas faljes.

Në këtë ditë myslimanët në Indi u uruan edhe nga kryeministri Narenda Mondi.

“Gëzuar Bajramin! Përshëndetje në Ditën e Kurban Bajramit. Le të na frymëzojë kjo ditë të krijojmë një shoqëri të drejtë, në harmoni dhe gjithëpërfshirëse. Fryma e vëllazërimit dhe dhembshurisë qoftë edhe më tej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat