Qyteti De Nang i Vietnamit mendon të testojë tërë popullin për Covid-19

Azia

Qyteti De Nang i Vietnamit mendon të testojë tërë popullin për Covid-19

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Në qytetin turistik të plazheve Da Nang në Vietnam planifikohet që të testohet tërë populli për Covid-19.

Autoritetet lokale atje e bënë njoftimin pasi 40 raste të reja me koronavirus u raportuan atje.

Kjo shifër ka bërë që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Vietnam ka shkuar në 586, ndërsa tre vdekje janë raportuar nga e premtja.

Da Nang ka një popullsi prej rreth 1.1 milion njerëz.

Zyrtarët lokalë mjekësorë kanë kryer më shumë se 8,000 teste që kur u zbulua një shpërthim i ri me Covid-19 në qytet.

Autoritetet thanë se aftësia e testimit tani do të rritet nga 8,000 në 10,000 në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat