Së paku 24 të vrarë e ikje masive e të burgosurve nga sulmi i ISIS-it në një burg afgan

Azia

Së paku 24 të vrarë e ikje masive e të burgosurve nga sulmi i ISIS-it në një burg afgan

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një përleshje e armatosur mes luftëtarëve të ISIS-it dhe forcave afgane të sigurisë në një burg në qytetin Jalalabad i ka lënë të vrarë së paku 24 persona dhe ka bërë që shumë të burgosur të arratisen.

Sulmi filloi të dielën në mbrëmje me shpërthimin e një veture bombë në hyrje të burgut, ndërsa më vonë u dëgjuan edhe disa shpërthime të tjera, ndërsa sulmuesit e ISIS-it hapën zjarr ndaj rojeve të burgut, shkruan “Reuters".

Në sulmin ndaj burgut ku po mbaheshin rreth dy mijë të burgosur ishin të përfshirë rreth 30 sulmues, sipas ligjvënësit Sohrab Qaderi.

Attaullah Khugyani, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se tre militantë janë vrarë gjatë sulmit fillestar dhe luftimeve gjatë natës, ndërsa së paku 21 civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë në këtë sulm dhe 43 të tjerë u plagosën.

Sipas këtij zyrtari, policia ka arritur t’i kapë rreth një mijë të burgosur që ishin arratisur gjatë sulmit, pa treguar se sa të tjerë ndodhen ende në arrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat