​Iran, çdo shtatë minuta vdes një person nga COVID-19

Azia

​Iran, çdo shtatë minuta vdes një person nga COVID-19

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Irani ka regjistruar 212 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe numri i vdekjeve në këtë vend tani është 17.617, raporton CNN.

Përveç kësaj, një numër prej 2,751 personash janë infektuar dhe numri i përgjithshëm tani është 314.786, tha Sima Sadat Lari, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai shtoi se 1.560 njerëz janë në spital.

Irani është vendi më i prekur në Lindjen e Mesme, dhe sipas Universitetit Johns Hopkins, një person vdes çdo shtatë minuta nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat