Shkaku COVID-19, çdo shtatë minuta ka humb jetën një person gjatë 24 orëve të fundit në Iran

Azia

Shkaku COVID-19, çdo shtatë minuta ka humb jetën një person gjatë 24 orëve të fundit në Iran

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:17
Foto Ilustrim

Irani ka regjistruar 212 vdekje shtesë të lidhura me coronavirus gjatë 24 orëve të kaluara, duke sjell numrin e vdekjeve në 17.617, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari.

Ka pasur 2,751 infeksione të reja me COVID-19, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të rasteve në 314.786, shtoi Lari, raporton CNN.

Në Iran, vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka humbur jetën një person çdo shtatë minuta për shkak të coronavirusit, tha të hënën televizioni shtetëror iranian, duke cituar zv. ministrin e shëndetësisë, transmeton Telegrafi..onavirusit filluan të rriten përsëri në vend pasi qeveria iraniane hoqi kufizimet në mes të prillit, me vdekje rekord të raportuar gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbajtja e maskës për fytyrë është e detyrua prej muajit të kaluar për të luftuar rritjen e numrit, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Muaji islamik i Muharremit gjithashtu pritet të fillojë në 21 gusht, ku shiitët zakonisht mblidhen në turma dhe vajtojnë vdekjen e Imam Huseinit. Presidenti iranian Hassan Rouhani tha muajin e kaluar se ceremonia fetare do të mbahet pas masave specifike shëndetësore dhe parandaluese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat