Libani tri ditë në zi pas shpërthimit masiv

Azia

Libani tri ditë në zi pas shpërthimit masiv

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2020 Në ora: 06:21
Shpërthimi në Bejrut

Libani është në zi pasi një shpërthim i madh në kryeqytetin Beirut vrau të paktën 78 njerëz dhe plagosi më shumë se 4,000 të tjerë të martën.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, i cili filloi me një zjarr në portin që shpërtheu në një re kërpudhe, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet.

Ai caktoi një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dy-javore.

Vendi do të ketë një periudhë zyrtare zie për tre ditë nga e mërkura.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë - 66 milionë dollarë) fonde të urgjencës.

"Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe", tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për mediat lokale. "Ka viktima dhe viktima kudo", tha ai.

Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe numri i vdekjeve pritet të rritet./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat