Paralajmërohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme në Liban

Azia

Paralajmërohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme në Liban

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:30
Shpërthimi në Bejrut të Libanit.

100 të vdekur e mbi 4,000 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut të Libanit.

E për shkak të gjendjes edhe me koronavirus, spitalet tashmë janë në kapacitetin e plotë.

Presidenti i vendit Michel Aoun ka shpallur tre ditë zie që nga sot (e mërkurë).

Kurse gjithashtu ka paralajmëruar shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme që do të zgjasë dy javë.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se shkaku i shpërthimit ishin 2,700 ton nitrat amoni.

Kryeministri Boris Johnson ofroi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe tha se kishte shtetas britanikë të prekur nga incidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat