Prapaskenat dhe anija që çoi “belanë” 17 vite më parë në Bejrut

Azia

Prapaskenat dhe anija që çoi “belanë” 17 vite më parë në Bejrut

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:22
Pamje pas shpërthimit

Lëndët plasëse që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e cila ishte në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin. Ai është një biznesmen nga qyteti siberian i Khabarovsk, por aktualisht jeton në Qipro, shkruan Protothema.

Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, i tha një stacioni televiziv lokal se incidenti  u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2,700 ton nitrat amoni.

Fahmi tha se kimikatet ishin ruajtur në depo, pasi ishin konfiskuar nga një anije mallrash më 2014. Materiali ishte ruajtur pa masa sigurie. Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike.

Associated Press ka raportuar se MV Rhosus po transportonte nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte pasur probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut, raporton abcnews.al

Raportimet e mediave në Rusi dhe Moldave më 5 gusht thanë se MV Rhosus mbante flamurin e Moldavisë kur mbërriti në Bejrut.

Shpërthimi vjen në një kohë të vështirë për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për ekzekutimin e ish-kryeministrit, Rafik Hariri që u eliminua në një atentat në vitin 2005.

Katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt. Gjithashtu në vitin 2015 policia e Qipros arrestoi një anëtar 26-vjeçar Liban Hezbollah i cili kishte ruajtur 8.5 ton nitrat amoni në një apartament në Larnaca. Sasia e eksplozivëve ishte transferuar gradualisht në Qipro që nga viti 2012.

Shpërthimi në Qipro

Në korrik 2011, një shpërthim i madh ndodhi në Qipro. 101 kontejnerë të ngarkuar me eksploziv u kapën në një anije që lundronte nga Irani për në Siri . Eksplozivët u ruajtën pas një vendimi nga ana e qeverisë së atëhershme të Christofias dhe nuk u konfiskuan, raporton abcnews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat