Burri kinez lirohet nga burgu pas 27 vjetëve, gjykata pohon se nuk ka fakte kundër tij

Azia

Burri kinez lirohet nga burgu pas 27 vjetëve, gjykata pohon se nuk ka fakte kundër tij

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:01

Një burrë në Kinën lindore është liruar pasi kaloi padrejtësisht 27 vjet në burg.

Zhang Yuhuan pohoi se ishte torturuar nga policia dhe u detyrua të pranonte vrasjen e dy djemve të rinj në vitin 1993, raporton BBC.

Ai ishte i dënuar padrejtësisht dhe kreu shërbimin më të gjatë në një burg kinez, pasi kishte qëndruar për 9,778 ditë prapa grilave në provincën Jiangxi.

Prokurorët që rihapën çështjen thanë se rrëfimi ishte i ndryshëm dhe nuk përputhej me krimin origjinal.

Ai u la i lirë pasi një gjykatë e lartë zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të justifikuar krimin e burrit.

Vëzhguesit ndërkombëtar pohojnë se Kina ka filluar të heq dënimet e gabuara, por vetëm ato kriminale dhe jo politike.

Ndërkohë, vrasësi i dy djemve mbetet i panjohur gjersa Zhang shihet teksa takohet me nënën e tij 83-vjeçare dhe ish-gruan e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat