Rekord i të infektuarve, India shënon mbi 62 mijë raste të reja me COVID-19 për 24 orë - Bota Sot
Rekord i të infektuarve, India shënon mbi 62 mijë raste të reja me COVID-19 për 24 orë

Azia

Rekord i të infektuarve, India shënon mbi 62 mijë raste të reja me COVID-19 për 24 orë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 08:53
Foto Ilustrim

Më shumë se 2 milion raste të Covid-19 janë identifikuar në Indi që nga fillimi i pandemisë, thanë autoritetet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes në Indi tha të Premten (7 gusht) se kishte identifikuar 62.538 raste të reja të koronavirusit në 24 orë, duke e çuar numrin total në 2.027.074.

Prej tyre, 41.585 pacientë kanë vdekur ndërsa më shumë se 1.3 milion janë shëruar.

Në Indi, pacientët me simptoma të lehta konsiderohen jo më aktivë pas 10 ditësh të shfaqjes së simptomave nëse plotësojnë kushte të caktuara.

Nuk kërkohet një test për të konfirmuar nëse ata e kanë virusin.

India regjistroi rastin e parë të Covid-19 më 30 janar dhe shënoi 1 milion raste në 17 korrik.

U deshën vetëm 12 ditë që vendi të kalonte nga 1 milion raste në 1.5 milion, dhe pastaj nëntë ditë të tjera për të arritur në 2 milion raste.

Deri më tani, vetëm Brazili dhe Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar më shumë raste të koronavirusit sesa India.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat