Protesta të dhunshme në Bejrut: Vdes një polic dhe 200 njerëz lëndohen - Bota Sot
Protesta të dhunshme në Bejrut: Vdes një polic dhe 200 njerëz lëndohen

Azia

Protesta të dhunshme në Bejrut: Vdes një polic dhe 200 njerëz lëndohen

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:00
Protesta

Një zyrtar policor ka humbur jetën ndërsa 200 njerëz të tjerë janë lënduar në protestat që u nisën për shkak të shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Dhuna ka nisur në prag të konferencës ndërkombëtare nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe sekretari gjeneral Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më qëllim të sjelljes së donatorëve për të grumbulluar fonde për rindërtimin e Bejrutit.

Demonstruesit provuan ta kalojnë një pengesë nga policia në mënyrë që të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, para se të fillonin që t’i sulmonin disa ndërtesa të ministrive.

Para ndërtesës së Ministrisë së Jashtme, protestuesit dogjën portretin e presidentit libanez, Michel Aoun, shkruan Sky News.

“Ne po qëndrojmë këtu, i bëjmë thirrje popullit libanez që t’i uzurpojnë të gjitha ministritë”, ishte njëra nga pankartat që protestuesit mbanin në dorë. Gjithashtu, u panë mbishkrime të tilla si: “Njerëzit duan ta rrëzojnë regjimin” apo “Largohuni, ju jeni vrasës”.

Nga protestat e dhunshme që kanë nisur në Bejrut kundër qeverisë deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore 120 persona ndërsa janë shtruar në spital 55 të tjerë.

Shpërthimi i fuqishëm i rezervave të kimikateve la pas dëme në vlerë prej 15 miliardë dollarë në popullin që edhe ashtu po përballej me vështirësi financiare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat