​India trajton pacientët me COVID-19 në hotele, por aty gjejnë vdekjen nga zjarri - Bota Sot
​India trajton pacientët me COVID-19 në hotele, por aty gjejnë vdekjen nga zjarri

Azia

​India trajton pacientët me COVID-19 në hotele, por aty gjejnë vdekjen nga zjarri

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Një hotel në qytetin Vijayawada në Indi, ku dhe po trajtoheshin pacientë me COVID-19, është përfshirë nga flakët.

Si pasojë, 10 pacientë kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar. Zjarri shpërtheu në hotelin “Sawrna Palace”, i cili kohët e fundit ishte kthyer në spital, pasi rrjetet spitalore në vend janë stërmbushur për shkak të fluksit të pacientëve.

Autoritetet njoftuan se situata i është rikthyer normalitetit dhe pacientët që ndodheshin në këtë godinë, janë dërguar në një spitali tjetër.

Zjarret janë të zakonshëm në ndërtesat në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë me aparate zjarri joadekuat, detektorë tymi dhe sisteme alarmi zjarri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat