India po kthehet në vatër të COVID-19: 1.007 të vdekur e mbi 62.000 raste të reja për 24 orë - Bota Sot
India po kthehet në vatër të COVID-19: 1.007 të vdekur e mbi 62.000 raste të reja për 24 orë

Azia

India po kthehet në vatër të COVID-19: 1.007 të vdekur e mbi 62.000 raste të reja për 24 orë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

India po kthehet në vatrën kryesore të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, në këtë vend kanë vdekur 1.007 pacientë me COVID-19, derisa janë shënuar edhe mbi 62.000 raste të reja pozitive, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përcjell njoftoi AP-ja të hënën.

Deri më tash, në këtë vend aziatik janë konfirmuar mbi 2.2 milionë persona me COVID-19, derisa rreth 635.000 janë duke u trajtuar.

Kjo është dita e katërt që India shënon mbi 60.000 raste në ditë, që është numri më i madh në botë për një shtet.

Pas SHBA-së e Brazilit, India është vendi me më së shumti të i prekur me COVID-19, por vazhdon ta ketë të ulët numrin e të vdekurve krahasuar me këto dy vende. Deri më tash, në Indi kanë vdekur 44.499 pacientë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat