“Djali im vrau veten nga mungesa e seksit”, vjehrra denoncon nusen në polici - Bota Sot
“Djali im vrau veten nga mungesa e seksit”, vjehrra denoncon nusen në polici

Azia

“Djali im vrau veten nga mungesa e seksit”, vjehrra denoncon nusen në polici

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:51
Ahmedabad

Një grua 55-vjeçare nga Ahmedabad, në shtetin indian të Guajarat, Muli Parmar, çon në pranga nusen e djalit, duke e akuzuar si shkaktaren e vetëvrasjes së tij, pasi refuzonte që të bënte seks me të.

“Një herë shkova në dhomën e tim biri dhe zbulova se ai me të shoqen flinin në krevate të ndarë. Kur e pyeta për arsyen tim bir, më tha se nuk kishte marrëdhënie seksuale qysh kur e shoqja ishte betuar gjatë një debati me të, se nuk do të kishin më raport intim”, tregoi gruaja në polici.

Për këtë arsye Parmar bëri denoncim ndaj nuses Geeta Parmar, duke e akuzuar për shtyrje drejt vetëvrasjes të të birit Surendrasinh Parmar.

Sipas saj, ngarkesa që i kishte shkaktuar e shoqja, e kishte detyruar të birin që ti jepte fund jetës. Pas denoncimit të bërë nga ana e 55-vjeçares, policia arrestoi nusen.

Muli Parmar, pretendon se mungesa e seksit kishte shtuar debatet në çift, deri kur Geeta ishte kthyer për të jetuar tek prindërit.

Surendrasinh i kishte marrë telefonin të shoqes, por përfundoi në depresion. Ai u gjet i varur në tavan në 27 korrik, teksa ndodhej vetëm në shtëpi. Martesa e palumtur mes çiftit zgjati vetëm 22 muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat