​Një mutacion i ri i koronavirusit shfaqet në Azi

Azia

​Një mutacion i ri i koronavirusit shfaqet në Azi

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 15:38
Ilustrim

Një formë e re koronavirusi, ndoshta më infektuese se vetë COVID-19, është zbuluar në Malajzi dhe po përhapet në vendet e afërta.

Virusi D614G, u zbulua në Malajzi ku ekziston një vatër fillestare me 45 persona, por mendohet se pacienti zero ka qenë një udhëtar i kthyer nga India, që nuk kishte respektuar karantinimin 14-ditor.

Virusi po përhapet edhe në Filipinet e afërta, ku autoritetet deklaruan se mutacioni i ri i koronavirusit mund të ketë një forcë më të madhe infektimi, edhe pse është ende herët për ta kuptuar”.

Fakti që një mutacion në virus do të bënte të mundur një përshpejtim të shtrirjes së pandemisë ka qenë një alarm i hershëm i epidemiologëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat