​Jep dorëheqjen kryeministri japonez Shinzo Abe

Azia

​Jep dorëheqjen kryeministri japonez Shinzo Abe

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 12:14
Shinzo Abe

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, në post që prej fundit të vitit 2012, njoftoi sot qëllimin e tij për dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

Ai është prekur nga një sëmundje inflamatore intestinale, që e kishte detyruar edhe më parë të linte pushtetin në vitin 2007.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit”, deklaroi Abe, në një konferencë shtypi duke shtuar se ishte përballur me një rikthim të ish-sëmundjes së tij kronike, kolit ulcerativ.

“Do të vazhdoj të përmbush funksionet e mia deri në emërimin e një kryeministri të ri”, shtoi Abe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat