India ka shënuar rekord botëror të rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas CGTN America, gjatë kësaj periudhe India ka raportuar 75 mijë e 760 raste të reja të infeksionit.
Numri i personave të infektuar në vendin e dytë më të populluar në botë ka shkuar 3.3 milionë.
Vetëm në korrik, rreth 1.1 milion njerëz u infektuan me koronavirus.
India renditet e treta në botë me numrin më të madh të të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.