Iran, 110 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Azia

Iran, 110 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Në Iran, 110 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 1.905 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 371.816, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 21.359.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 319.847 persona, ndërkohë që 3.891 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 3.184.857 teste.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat