Spitali mban peng beben pasi prindërit nuk paguajnë dot faturën e kujdesit të lindjes

Azia

Spitali mban peng beben pasi prindërit nuk paguajnë dot faturën e kujdesit të lindjes

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:15
Shiv Charan dhe gruaja e tij Babita nga India, thanë se u detyruan të linin peng beben e tyre të sapolindur pasi nuk paguanin dot faturat

Shiv Charan dhe gruaja e tij Babita nga India, thanë se u detyruan të linin peng beben e tyre të sapolindur pasi nuk paguanin dot faturat mjekësore të spitalit. Ata shtuan se fëmija do të shitet për t’u adoptuar.

Shiv Charan dhe Babita thonë se të tmerruar u detyruan të nënshkruajnë dokumente që nuk kuptonin dhe tashmë janë të dëshpëruar të bashkohen me djalin e tyre.

Babita Lindi javën e kaluar në Agra, Indi, por ishte tmerruar kur doktorët e spitalit i thanë se duhet të shesin beben e saj për të paguar faturën $1,000 për trajtimin e saj.

Një hetim kriminal ka nisur tashmë, raporton e përditshmja vendase Times of India .
Gjykatësi Prabhu N Singh e përshkruante si një “çështje serioze”.

Druvari 45 vjeçar Charan, tha se as ai e as gruaja nuk dinë të lexojnë dhe nuk dinin çfarë po ndodhte kur nënshkruan për birin e tyre.

“Ne shtypëm me gishtin e madh të dorës te të gjitha dokumentet, siç kërkonte spitali”, tha ai.
Në Indi ka mjaft familje të dëshpëruara që paguajnë për një fëmijë.

36 vjecarja Babita thotë se kërkon djalin e saj, që është i gjashti i çiftit.

Aktivisti i të drejtave Naresh Paras tha se dokumentet që zotëron spitali nuk kanë vlerë.
“Ata kanë kryer një krim serioz”, shtoi ai.

Spitali mohon shkeljen e ligjit duke thënë se çifti miratoi shitjen e fëmijës me dëshirën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat