Koreja e Jugut do zhvilloj një test për të zbuluar gripin sezonal dhe covid-19 njëkohësisht tek njerëzit

Azia

Koreja e Jugut do zhvilloj një test për të zbuluar gripin sezonal dhe covid-19 njëkohësisht tek njerëzit

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 08:00
Ilustrim

Një test për të zbuluar gripin sezonal dhe covid-19 tek personat e dyshuar po realizohet në Korenë e Jugut.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), simptomat e covid-19 dhe gripit sezonal janë të ngjashme dhe për këtë është e rëndësishme të zbulohet ndryshimi shkruan CNN.

Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave të Koresë së Jugut mbetet t’a aprovoj testin.

Ndërkohë, Koreja e Jugut të hënën raportoi 108 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm në 21,296.

Aktualisht, vendi po ballafaqohet me një valë të dytë të virusit, e cila u rrit në 441 raste ditore në fund të muajit gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat