Kina shënon vetëm 10 raste të reja të koronavirusit

Azia

Kina shënon vetëm 10 raste të reja të koronavirusit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 08:20
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar vetëm 10 raste të reja të koronavirusit, aq sa një ditë më parë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se të gjitha këto raste kishin prejardhje nga vendet e huaja. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe nuk u shënua asnjë viktimë e re.

Në Kinë u shënuan edhe 39 raste të reja të personave të infektuar por pa simptoma. Një ditë më parë u regjistruan 70 raste të tilla, shkruan The Guardian.

Deri të dielën, në Kinë janë regjistruar gjithsej 85,194 persona të konfirmuar si të infektuar dhe 4,634 viktima.

Këto shifra janë mjaft të vogla, sidomos nëse krahasohen me numrat e shteteve tjera të mëdha dhe duke e pasur parasysh numrin e madh të popullsisë së këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat