Rreth 1.500 shtëpi të përmbytura nga shirat e dendur në Indonezi

Azia

Rreth 1.500 shtëpi të përmbytura nga shirat e dendur në Indonezi

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive (BNPB) tha se shirat shkaktuan përmbytje në rajonin Melawi.

Thuajse 1.500 shtëpi janë përmbytur dhe një person ka humbur jetën të dielën pas shirave të dendur në provincën Kalimantani Perëndimor në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive (BNPB) tha se shirat shkaktuan përmbytje në rajonin Melawi.

Gjithsej 5.369 persona janë prekur nga përmbytjet.

Përveç kësaj, 70 familje, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar, u evakuuan nga rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat