Pas Izraelit, një tjetër shtet kthen izolimin prej koronavirusit

Azia

Pas Izraelit, një tjetër shtet kthen izolimin prej koronavirusit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Izraeli vendosi që duke nisur nga e premtja e 18 shtatorit, të rikthehet izolimi prej koronavirusit.

Por pas Izraelit, një tjetër shtet merr masa kufizuese, duke nisur nga ora 14.00 e hënës.

Rreth 10 milionë të Xhakartës, kryeqytetit indonezian, do të përballen me izolim duke nisur nga sot.

Kjo pas shtimit të rasteve të infektimeve, ku autoritetet i druhen kolapsit të sistemit shëndetësor.

“Duhet të veprojmë me masa më të rrepta për të kontrolluar shtimin e rasteve me Covid-19”, deklaroi guvernatori, Anies Baswedan.

Metropoli i cili po kthehej gradualisht në normalitet, do të përballet me mbylljen e shkollave, parqeve dhe zonave të ndryshme, si dhe do të ndalohen grumbullimet.

Masat drastike, parashikojnë një reduktim të aktiviteteve ekonomike, kufizim që do të zgjasë deri më 28 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat