Së paku 12 të vdekur e 21 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Nepal

Azia

Së paku 12 të vdekur e 21 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Nepal

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:39
Foto Ilustrim

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë zhdukur pas rrëshqitjet e dheut në dy fshatra të Nepalit të dielën. Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut.

Dhjetë persona vdiqën dhe 21 u zhdukën pasi një masë e madhe dheu i mori me vete shtëpitë me njerëz në Barahbise, 100 kilometra në lindje të Kathmandus, afër kufirit me Kinën, bëri të ditur një zëdhënës nepalez.

Dy persona të tjerë vdiqën nga rrëshqitja e dheut në Baglung, që shtrihet në veriperëndim të këtij shteti, shkruan Reuters.

Të dyja incidentet ndodhën para agimit dhe njerëzit nuk kishin mundësi të shkonin në vende të sigurta, thanë punëtorët e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Këto dy raste e çuan në 314 numrin e përgjithshëm të viktimave të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut në sezonin e reshjeve qershor – shtator.

Sipas autoriteteve, përpos viktimave, nga këto fatkeqësi natyrore janë zhdukur 111 persona dhe 160 të tjerë kanë pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat