Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:10
Kina

Kina ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 12 raste të reja COVID-19 më 15 shtator, nga 8 një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të mërkurën, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.

Numri i infeksioneve të reja asimptomatike u rrit në 16 nga nëntë një ditë më parë, por Kina nuk i llogarit ato si raste të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin tani qëndron në 85,214, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat