Edhe një ministër indian infektohet me koronavirus

Azia

Edhe një ministër indian infektohet me koronavirus

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:19
Nitin Gadkari

Nitin Gadkari, ministër i kabinetit qeveritar në Indi, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ky lajm erdhi vetëm disa ditë pasi së paku 17 deputetë dolën pozitivë në testin për kororonavirus, përderisa periudha e re e seancave të kuvendit filloi të hënën.

“Tash për tash po ia dal mirë me bekimet dhe uratat e të gjithëve. Unë jam vetizoluar”, tha ky ministër, shkruan BBC.

India ka konfirmuar më shumë se pesë milionë raste të personave të infektuar dhe është e dyta në botë në këtë aspekt. Përpos personave të infektuar, në këtë shtet nga pandemia kanë vdekur mbi 80,000 persona.

Autoritetet e kanë rritur numrin e testimeve, që mund të jetë shkaktar i rritjes së numrit të rasteve të konfirmuara, por ekspertët janë të brengosur nga shpejtësia e përhapjes së sëmundjes.

Gjatë javës së kaluar, rastet ditore të virusit në Indi kanë qenë mbi 90,000. Megjithatë, shkalla e vdekshmërisë nga pandemia mbetet e ulët me 60 të vdekur për një milion banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat