200 të burgosur në Bejrut infektohen me koronavirus

Azia

200 të burgosur në Bejrut infektohen me koronavirus

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Burgu më i madh në kryeqytetin libanez Bejrut, po përballet me një shpërthim të madh të rasteve  me COVID-19.

Sipas burimeve të BBC rreth 200 të burgosur në Bejrut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjatë javës së kaluar u raportua se qindra të burgosur kishin filluar protestat në burg,  duke kërkuar trajtim të duhur shëndetësor.

Në këtë burg që janë rreth 3 mijë të burgosur është kërkuar që personat me krime të lehta të lirohen nga vuajtja e dënimit shkaku i pandemisë.

Autoritete shëndetësore paralajmërojnë  rritje të rasteve të reja me koronavirus, teksa vendi po përpiqet të rimëkëmbet pas shpërthimit në portin e  Bejrutit muajin e kaluar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat