Raportohet për një shpërthim të ri të një sëmundjeje bakteriale në Kinë, qindra njerëz rezultojnë pozitivë me “ethe mesdhetare”

Azia

Raportohet për një shpërthim të ri të një sëmundjeje bakteriale në Kinë, qindra njerëz rezultojnë pozitivë me “ethe mesdhetare”

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Qindra njerëz në veriperëndim të Kinës kanë rezultuar pozitivë me një sëmundje bakteriale, deklaruan autoritetet e vendit, një shpërthim i shkaktuar nga një kompani farmaceutike vitin e kaluar.

Sipas CNN, Komisioni Shëndetësor i Lanzhou, në provincën e Gansus, konfirmoi se 3,245 persona ishin infektuar me sëmundjen e brucelozës, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë që mbart bakteret brucella.

Raportohet se edhe 1,401 njerëz patën rezultuar pozitivë në fillim me këtë sëmundje, megjithëse nuk është konfirmuar ndonjë fatalitet.

Bëhet e ditur se deri më tani janë testuar rreth 21 mijë persona në qytetin e 2.9 milionë banorëve.

Sëmundja e njohur gjithashtu edhe si ethet e Maltës ose “ethe mesdhetare”, mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke; dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje.

Disa prej simptomave mund të bëhen kronike madje nuk nuk zhduken kurrë si artriti ose ëntja në organe të caktuara sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC). 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat