Indonezia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Azia

Indonezia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Indonezia e ka shënuar shifrën më të lartë të rasteve ditore të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet aziatik u regjistruan 4,168 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 240,687.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 112 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 9,448.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat