Frikë në Liban, gjenden 1.3 ton fishekzjarre në një depo në portin e Bejrutit

Azia

Frikë në Liban, gjenden 1.3 ton fishekzjarre në një depo në portin e Bejrutit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:53
Liban

Ushtria e Libanit tha se kishte gjetur 1.3 ton fishekzjarre gjatë një kontrolli në portin e Bejrut, i cili u shkatërrua muajin e kaluar gjatë një shpërthimi të madh.

Ushtria tha në një deklaratë, të lëshuar në faqen e saj të premten, se 1,320 kg fishekzjarre u gjetën në 120 kuti në një depo gjatë një kontrolli në port.

Kjo vjen pasi me më 3 shtator ushtria njoftoi se kishte gjetur gjithashtu 4.35 ton nitrat amoniumi afër hyrjes në portin e Bejrutit.

Porti dhe një pjesë e madhe e Beirutit u shkatërrua nga shpërthimi i madh në 4 gusht që vrau të paktën 190 njerëz. Shkak për shpërthimin u bënë 2 750 ton nitrat amoniumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat