Së paku 10 të vdekur e disa të ngujuar nga shembja e një ndërtese në Indi

Azia

Së paku 10 të vdekur e disa të ngujuar nga shembja e një ndërtese në Indi

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 11:00
Foto Ilustrim

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë besohet se janë ngujuar nën rrënoja pas shembjes së një ndërtese afër Mumbait.

Disa banorë u përpoqën të dilnin nga ndërtesa që ndodhej 40 kilometra në verilindje të Mumbait, pasi në mur i vërejtën të çarat natën, para se ndërtesa të shembej.

“Gjysma e ndërtesës u shemb dhe rreth 25 familje besohet se janë ngujuar”, tha Pankaj Ashiya, komisioner komunal.

Ende nuk është e qartë pse u shemb ndërtesa me tri kate e 54 banesa. Së paku 11 persona u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shkruan Reuters.

“Dëgjuam një zhurmë dhe vërejta se kishte të çara në dysheme. I zgjova fqinjët dhe gruan time dhe të gjithë vrapuam poshtë”, tha Sharif Ansari, i cili banonte në ndërtesën e shembur.

Ai tha se u kthye përsëri për të njoftuar më shumë njerëz dhe ndodhej në katin e parë me disa banorë të tjerë kur ndërtesa u shemb.

“Ne kërcyem nga ai vend dhe arritëm të iknim, por aty janë së paku edhe 60 njerëz të ngujuar”, tha dëshmitari.

Për shembjen e ndërtesave në Indi shpesh fajësohen reshjet e mëdha të shiut. Ndërtesat e shembura janë shpesh të ndërtuara ilegalisht ose të vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat