Një ngjarje e tmerrshme, ka ndodhur në qytetin verior, Uttar Pradesh, ku një baba i pesë vajzave raportohet të ketë hapur barkun e gruas së tij shtatzënë për të zbuluar nëse ajo ishte në pritje të një djali.
Burri i quajtur Pannalal, tani është në paraburgim policor pas incidentit të rëndë në qytetin verior indian të Uttar Pradesh.
Pravin Singh Chauhan, një zyrtar i lartë i policisë, u tha ekipeve lokale të lajmeve se gruaja ishte lënë e plagosur rëndë në sulm. Ai shtoi se arsyeja e sulmit është ende nën hetim, raporton Newsweek, përcjell "Bota sot".
Sidoqoftë, familja e viktimës tha se i dyshuari tashmë kishte pesë vajza dhe ishte i dëshpëruar për një djalë.
Ata thonë se ai kreu sulmin e përgjakshëm për të zbuluar nëse gruaja e tij po mbante një djalë kësaj here.
Sipas NDTV, gruaja - e cila ishte rreth shtatë muaj shtatzënë - tani është në spital në një gjendje të rëndë.
Përkundër fushatave të shumta qeveritare gjatë viteve, preferenca për djemtë mbetet e fortë midis prindërve indianë.
Shumë prej tyre vazhdojnë t'i shohin djemtë si një investim dhe vajzat si një detyrim.
Një raport kombëtar i vitit 2018 pretendon se rreth dy milion vajza "humbasin" çdo vit për shkak të aborteve të fetuseve femra, neglizhencës dhe ushqyerjes joadekuate.