Erërat e forta bënë që dallgët e detit të godasin veturat në Kinë, shkatërrohen shtatë mjete motorike – publikohen pamjet

Azia

Erërat e forta bënë që dallgët e detit të godasin veturat në Kinë, shkatërrohen shtatë mjete motorike – publikohen pamjet

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:50
Foto

Ky është momenti rrëqethës kur erërat e forta bartin dallgët e mëdha të detit në një rrugë në Kinë, dhe tërë veturat që ishin në të i shtynë sikur të ishin të punuara nga letra.

Videoja që është bërë virale shfaq dallgët masive duke u përplasur në mjete të ndryshme motorike në pjesën lindore të Kinës, më saktësisht në qytetin Hangzhou.

Si rezultat i motit ekstrem dhe erërave të forta janë dëmtuar shtatë vetura, e ky fenomen i rrallë natyrorë po ndodhën në kohën kur Azia është përfshirë nga një stuhi e fuqishme.

Megjithatë për fat të mirë asnjëri nga shoferët apo pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime, pavarësisht se në pamje të parë duken sikur veturat “zhduken” nga dallgët që i godasin fuqishëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat