Shpërthimi në Liban, Hezbollah bllokon zonën

Azia

Shpërthimi në Liban, Hezbollah bllokon zonën

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:38
Pamje nga video

Hezbollah ka bllokuar një zonë në jug të Libanit ku ndodhi një shpërthim në një shtëpi sot, e cila, sipas informacionit të parë, i përket një anëtari të kësaj organizate terroriste.

Më herët, forcat e sigurisë njoftuan se kishte të plagosur nga shpërthimi.

Sipas portalit Middleeast eye, disa njerëz u plagosën në shpërthimin në fshatin Ain Kana.

Banorët lokalë u thanë mediave libaneze se një dridhje e fuqishme ishte ndjerë në kohën e shpërthimit dhe pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur mbi zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat