Kina ka ndërtuar 400 kampe për paraburim të myslimanëve

Azia

Kina ka ndërtuar 400 kampe për paraburim të myslimanëve

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:25
Foto Ilustrim

Kina ka ndërtuar gati 400 kampe, për paraburgim, në rajonin Sixhijang, ndërsa dhjetëra të tjerë do të ndërtohen në dy vitet e ardhshme, edhe pse autoritetet kineze thonë se sistemi i tyre për “riedukim” po zvogëlohet.

Në këto kampe, ku paraburgosen Ujgurët dhe anëtar të tjerë të pakicave myslimane, dhe 14 të tjerë që janë në ndërtim e sipër, shihen nga pamjet e marra satelitore nga Instituti Australian për Politikë Strategjike.

“Provat nga kjo bazë e të dhënave tregojnë se pavarësisht pretendimeve nga autoritetet kineze se numri i njerëzve në kampe është në rënie, investimet e vazhdueshme në ndërtimin e njësive të reja të paraburgimit vazhduan në vitin 2019 dhe 2020”, tha studiuesi i ASPI-t, Nejtan Ruser.

The Guardian raporton se familjet Ujgure janë të detyruar t’i pranojnë autoritetet kineze në shtëpitë e tyre për të jetuar me ta si “të afërm” si pjesë e një sistemi të ndërlikuar për mbikëqyrje, i cili monitoron njerëzit përmes internetit, si dhe me ndihmën e një rrjeti të madh kamerash të vendosura në vende publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat