​Kinë, linja e parë ndërkontinentale në portin e Hainan

Azia

​Kinë, linja e parë ndërkontinentale në portin e Hainan

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:37
Ilustrim

Porti i tregtisë së lirë në provincën ishullore Hainan, në Kinën jugore, nisi rrugën e parë ndërkontinentale që e lidh me Australinë dhe vendet e tjera të Azi-Paqësorit.

Sipas autoriteteve në Zonën e Zhvillimit Ekonomik Yangpu në Hainan, rruga Yangpu - Paqësor i Jugut - Australi do të lidhë portet në Kinë, Filipine, Papua Guineja e Re dhe Australi. Aktualisht, operojnë në itinerar dy anije me gjithsej 1740 kontejnerë, shkruan “Xinhua”.

Më 1 qershor, autoritetet kineze botuan një masterplan për portin e tregtisë së lirë të Hainan, me qëllim për ta bërë provincën jugore të Kinës një port të nivelit të lartë të tregtisë së lirë me ndikim nga mesi i shekullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat