Qeveria koreane parandalon protestat, policia parkon autobusë në sheshe dhe rrugë kryesore

Azia

Qeveria koreane parandalon protestat, policia parkon autobusë në sheshe dhe rrugë kryesore

Nga: A.Morina Më: 3 tetor 2020 Në ora: 16:32
Foto Ilustrim

Koreja e Jugut cilësohet si një nga shtetet që ka arritur në mënyrë të duhur të menaxhoj pandeminë e koronavirusit, pasi që në muajin gusht u lajmëruan më shumë se 1,800 raste të infektuarëve pas një tubim të madh anti-qeveritar.

Përhapja e virusit është ngadalësuar në javët e fundit, qeveria gjatë kësaj kohe ka ndaluar më shumë se 100 protesta të planifikuara, duke paralajmëruar dënim të rreptë për çdo protestë të paligjshme.

Për këtë, policia koreane parkoi autobusë përgjatë rrugëve kryesore dhe rreth një sheshi qendror të Seulit për të ndaluar mbajtjen e protestave. Ata gjithashtu ngritën rreth 90 pika kontrolli për të parandaluar automjetet që sillnin protestues ndërsa metroja nuk ndalet në stacionet te vendet e planifikuara për protestë, shkruan Reuters, përcjell "Bota sot".

Image

Ligjvënësit e opozitës e quajtën bllokimin e sheshit një "përgjigje të tepruar" që synonte të heshtë zërat kritikë ndaj qeverisë.

Një grup qytetarësh që morën pjesë në protestën e gushtit lëshuan një deklaratë duke akuzuar qeverinë për shkeljen e lirisë së fjalës së njerëzve dhe të drejtave të mbledhjes.

Image

Qeveria nuk iu përgjigj kritikave, por kishte thënë më parë se do të ndërmerrte veprime të rrepta për të kontrolluar pandeminë. Policia tha se masa ishte e nevojshme për të parandaluar burimet e mundshme të përhapjes së virusit.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Korea (KDCA) raportoi 75 infeksione të reja gjatë ditës së premte, duke e çuar numrin e të infektuarve në 24,027, me 420 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat