Përplaset autobusi me trenin në Tajlandë, aksidenti la të vdekur 17 persona dhe disa të lënduar

Azia

Përplaset autobusi me trenin në Tajlandë, aksidenti la të vdekur 17 persona dhe disa të lënduar

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 09:35
Foto

Një autobus është përplasur me një tren në Tajlandë, duke lënë të vdekur të paktën 17 persona dhe disa të tjerë të lënduar.

Sipas BBC, aksidenti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit rreth 50 kilometra në lindje të Bangkok.

Policia tajlandeze tha se pasagjerët brenda autobusit ishin nisur drejt një tempulli për të shënuar kremtimin e një feste tradicionale.

Autoritetet e shpëtimit thonë se ata kanë nevojë për një vinç që të jenë në gjendje ta ngrenë autobusin.

Aksidentet janë të shpeshta në Tajlandë, për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë si dhe për shkak të rrugëve të rrëmujshme.

Një raport i vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se Tajlanda radhitet e dyta në botë për sa i përket niveleve të fataliteteve të trafikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat