45 vite pa marrë asnjë gjobë, nderohet shoferi “veteran”

Azia

45 vite pa marrë asnjë gjobë, nderohet shoferi “veteran”

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Ndoshta duket e pabesueshme, por një shofer arab nuk ka marrë asnjë gjobë prej 45 vitesh.

Ishte viti 1975 kur Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah ka marrë lejën e drejtimit. Dhe që prej asaj kohe ai nuk ka marrë asnjë gjobë nga policia rrugore.

Ai është babai i 12 fëmijëve dhe së fundmi është nderuar nga Policia e Trafikut për korektësinë dhe respektin që ka treguar.

Al Hammadi i tha se të gjithë djemtë dhe nipërit e tij që kanë leje drejtimi e kanë marrë atë si shembull pasi ata gjithashtu nuk kanë dënime nga policia e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat